Ronaldo fton te Al-Nassr trajnerin me të cilin arriti sukseset më të mëdha në karrierë

Ronaldo fton te Al-Nassr trajnerin me të cilin arriti sukseset më të mëdha në karrierë

11:30, 14/04/2023

Sipas mediave franceze, legjendari Zinedine Zidane është një dëshirë e madhe e Al-Nassr-it saudit dhe për ardhjen e tij po punon aktivisht edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi thuhet se ka kontaktuar personalisht Zidane, i cili tashmë ka marrë një ofertë nga klubi saudit dhe tani janë në pritje të përgjigjes së tij.

Ronaldo është shumë i emocionuar për idenë për të punuar sërish me trajnerin me të cilin ka punuar te Real dhe me të cilin fitoi tre Liga të Kampionëve radhazi dhe dy Topa të Artë ndërsa ishte në kulmin e karrierës së tij.

Al-Nassr nuk po arrin rezultate më të mira, gjë që çoi në shkarkimin e Rudi Garcia dhe eksperti kroat i futbollit Dinko Jelicic do të drejtojë përkohësisht ekipin derisa të emërohet një trajner i ri.

Shtatë raunde para përfundimit të kampionatit, Al Nassr ndodhet në vendin e dytë të tabelës me tre pikë më pak se lideri Al Ittihad dhe do të shohim nëse shkarkimi i Garcias do të ndikojë pozitivisht në skuadër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco