Sane e shpëtoi nga pasoja shumë më të rënda, Mane gjobitet me shifrën rekord nga Bayern

Sane e shpëtoi nga pasoja shumë më të rënda, Mane gjobitet me shifrën rekord nga Bayern

10:11, 14/04/2023

Sulmuesi senegalez Sadio Mane u gjobit me 500,000 euro pasi sulmoi fizikisht shokun e skuadrës Leroy Sane, raporton Bild, duke shtuar se gjermani e fali senegalezin për momentin e tij të çmendurisë dhe nuk donte që klubi t'i prishte kontratën.

Përveç pezullimit deri në një njoftim të dytë, Mane ka marrë edhe një gjobë, e cila sigurisht është një nga më të mëdhatë në historinë e Bundesligës gjermane, por që nuk do të jetë shumë e vështirë për të duke qenë se fiton mbi 20 milionë euro në vit.

Image

Në të njëjtën kohë, gjatë bisedës me drejtuesit e klubit, Leroy Sane ka thënë se nuk dëshiron që Mane të dënohet më rëndë dhe ka hedhur poshtë mundësinë e ndërprerjes së kontratës me senegalezin.

Image

Bild shkruan gjithashtu se, nëse Mane tregon pendim, ai mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e kthimit kundër Manchester City të mërkurën.

Në fund Mane u pezullua, por e ardhmja e tij në klub nuk është aspak në rrezik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco