Mbeten pa trajner Ronaldo dhe Al Nassri, shkarkohet Rudi Garcia

Mbeten pa trajner Ronaldo dhe Al Nassri, shkarkohet Rudi Garcia

17:11, 13/04/2023

Rudi Garcia është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassri.

59-vjeçari është larguar nga Al Nassri pas barazimit 0-0 kundër Al Feihas të dielën, ku Ronaldo u shfaq dukshëm i zemëruar pas rezultatit.

“Al Nassr mund të konfirmojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë në Al Nassri dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë tetë muajve të fundit”, shkruante në njoftimin e Al Nassrit.

Dje raportohet se Ronaldo ka mbajtur bisedime sekrete me bordin e Al Nassrit për Rudi Garcian, pasi fituesi i pesë "Topave të Artë" nuk ishte i kënaqur me punën e Garcias në skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco