Kursi i trajnerëve për licencën UEFA C që zhvillohet në Korçë, mundësi e shkëlqyer për...

Kursi i trajnerëve për licencën UEFA C që zhvillohet në Korçë, mundësi e shkëlqyer për...

17:11, 13/04/2023

Këtë edicion Federata Shqiptare e Futbollit vendosi ta shtrijë kursin për licencën e trajnerit UEFA C në të gjitha rajonet e vendit për të shkuar më afër të gjithë të interesuarve të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e botës së bukur të trajningut.

Sektori i Edukimit në FSHF ka organizuar këtë herë disa kurse njëkohësisht për këtë nivel licence, teksa në Tiranë, Fier dhe Shkodër programet kanë nisur dhe së fundmi pritet të nisë edhe në Korçë më 8 maj 2023.

Image

Ky edicion i kursit të licencës UEFA C do të jetë i ndarë në tre blloqe leksionesh e më konkretisht në datat 08-10 maj 2023, 01-03 qershor 2023 dhe 19-21 qershor 2023.

Sektori i Edukimit në FSHF u bën thirrje të gjithë atyre, të cilët jetojnë në rajonin juglindor në Korçë e zonat përreth e që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj eksperiencë unike, të regjistrohen sa më parë, pasi vendet janë të limituara.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë një karrierë në këtë sport.

Të gjithë personat që pajisen me licencën e trajnerit “UEFA C” kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco