Në Francë publikojnë skandalin e radhës të trajnerit të PSG me lojtarët që agjëronin: Po nuk hëngre, nuk luan

Në Francë publikojnë skandalin e radhës të trajnerit të PSG me lojtarët që agjëronin: Po nuk hëngre, nuk luan

17:04, 13/04/2023

Christophe Galtier është kthyer brenda pak orësh në një nga personat më të urryer në Francë.

Lajmet e publikuara në ditët e fundit rreth tij, kanë bërë që tekniku i parisienëve të marrë me mijëra kërcënime për jetën dhe të vendoset menjëherë nën mbrojtje nga policia.

Galtier u akuzua për racizëm pasi është ankuar gjatë kohës kur ishte në stolin e Nicës se në skuadër kishte shumë “ze*akë dhe myslimanë”, duke sjellë reagime të menjëhershme dhe me vetë tifozët e klubit të PSG që kërkuan shkarkimin e tij.

Nëse klubi i Nicës vendosi të mos bënte komente rreth situatave që kanë ndodhur në të kaluarën, PSG i ka dhënë mbështetjen teknikut, duke preferuar që të mos veprojë në këto momente delikate ku ekipi mund të rrezikojë edhe në garën për titull.

Por “Nice-Matin”, gazeta e njohur në Nicë, ka zbuluar informacione të tjera sot, duke shtuar edhe më shumë skandalin rreth teknikut. Sipas saj, marrëdhëniet me drejtuesit e klubit kur ai kishte qenë në pankinën e kësaj skuadre ishin tërësisht të shkatërruara, duke sjellë largimin nga detyra të drejtorit sportiv Furnier, i cili është personi i cili ka publikuar më pas si hakmarrje e-mailin që inkriminon teknikun.

Por gazeta bën të ditur se kur ishte te Nica, Galtier ka qenë kundër blerjes së lojtarëve myslimanë, duke filluar nga Pablo Rosario.

Ajo bën të ditur se gjatë muajit të Ramazanit, ai “kishte detyruar” lojtarët myslimanë që të ndërpritnin agjërimin nëse dëshironin të luanin. Situatë e cila kishte tensionuar gjendjen dhe kishte sjellë protestën e emrave si Todibo, Guiri dhe Budaui. “Po nuk hëngre, nuk luan”, mësohet t’u ketë thënë Galtier lojtarëve te Nica gjatë muajit të Ramazanit, një situatë që është cilësuar e papranueshme në klub dhe që ka shtuar akuzat ndaj tij për racizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco