Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Mbappe zbulon të ardhmen: Dua të fitoj Champions me këtë ekip!

Mbappe zbulon të ardhmen: Dua të fitoj Champions me këtë ekip!

15:21, 13/04/2023

Sulmuesi francez Kylian Mbappe, në një intervistë për France 3, ka deklaruar se nuk do të largoihet nga skuadra e PSG. Jo vetëm kaq, por ai ka premtuar se objektivi i tij kryesor është të fitojë Champions League me skuadrën pariziene.

“Me këtë skuadër kam luajtur një finale, një gjysmëfinale, një çerekfinale dhe një raund para saj, por nuk e kam fituar asnjëherë Champions League. Kam bërë gjithçka për t’ia dalë mbanë por pa sukses”, tha Mbappe.

“Nuk e mohoj që më mungon ky trofe i rëndësishëm, por shpresoj që ta fitoj sa më shpejt që të jetë e mundur, këtu me PSG. Kjo është ambicja ime me skuadrën e PSG, të triumfojmë në Europë”, u shpreh sulmuesi francez.

Në fund, 24-vjeçari konfirmoi se do të respektojë kontratën që ka me skuadrën e PSG: “Jam parizien dhe do të respektoj kontratën që kam me PSG. Besoj se së bashku do të arrijmë mjaft trofe të tjerë përpara”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco