FOTO/ U përleshën me njëri-tjetrin pas ndeshjes së Champions, Mane dhe Sane shihen së bashku në stërvitjen e Bayern

FOTO/ U përleshën me njëri-tjetrin pas ndeshjes së Champions, Mane dhe Sane shihen së bashku në stërvitjen e Bayern

13:03, 13/04/2023

Teksa ka ende spekulime të mëdha për pasojat e mundshme për superyllin Sadio Mane pas grushtave të tij kundër shokut të skuadrës Leroy Sane te Bayern, dy të protagonsitët kanë nisur përsëri rutinën e tyre të përditshme të stërvitjes në Sabener Straße. Të dy vrapuan së bashku në stërvitjen e sotme në ambientet e klubit.

Siç u tha në raportet e vazhdueshme të mediave të enjten, Mane thuhet se u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës dhe ekipit pas grushtimit të Sane.

31-vjeçari dhe 27-vjeçari u përplasën në fushë gjatë ndeshjes me Manchester City (0-3). Më pas, gjërat u përshkallëzuan në dhomën e zhveshjes, ku senegalezi goditi me grusht gjermanin dhe më pas pasojë një zhurmë e madhe

Në terrenin stërvitor gjithçka shkoi normalisht të enjten. Të dy yjet e sulmit të kampionëve rekord filluan stërvitjen ekipore së bashku në përgatitje për ndeshjen në shtëpi të Bundesligës kundër Hoffenheim të shtunën e ardhshme (nga ora 15:30).

Nëse grushtet do të kenë ende pasoja sportive apo financiare për Sadio Mane, nuk është ende e qartë zyrtarisht të enjten pasdite.

Nga një gjobë deri tek përjashtimi, drejtuesit e klubit nga Munich ndoshta po i shtjellojnë të gjitha shanset.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco