Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Pas dy ditëve të trazuara, Salihamidzic dhe Kahn u detyruan të reagojnë shpejt: Mane drejt largimit nga Bayern

Pas dy ditëve të trazuara, Salihamidzic dhe Kahn u detyruan të reagojnë shpejt: Mane drejt largimit nga Bayern

12:22, 13/04/2023

Drejtuesit e Bayern Munichut kanë reaguar pas informacioneve që kanë mbërritur në media për një sherr në dhomën e zhveshjes mes dy sulmuesve të klubit, Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Në ndeshjen ndaj Manchester Cityt (e humbur nga Bayerni 3-0) në minutën e 83-të, në fushë ka pasur debat mes Mane dhe Sane dhe për gjithçka ka “faj” pasimi i keq i lojtarit gjerman. Gjërat dolën jashtë kontrollit, ndaj Mane, zakonisht i qetë, sulmoi fizikisht Sanen dhe, sipas Bild, e goditi me grusht në fytyrë.

Pas daljes së lajmit në media, drejtuesit e Bayernit, të përfaqësuar nga Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn, fillimisht kanë mbajtur një takim ku kanë shqyrtuar pasojat. Takimi u mbajt dje.

Reagimi i parë ka qenë ftesa e bërë mëngjesin e sotëm për Manen dhe Sanen në qendrën stërvitore. Dy futbollistët ishin të ftuar në një takim ku morën pjesë Kahn dhe Salihamidzic, ku kishin marrë një vendim për të ardhmen e dyshes.

Siç raporton Bild, vendimi do të bëhet i ditur gjatë ditës dhe Mane me siguri do të mbajë pasojat.

Salihamidzic dhe Kahn kanë kontaktuar edhe me menaxherin Sadio Mane, që do të thotë se ai është informuar për vendimin më të vështirë, që është ndërprerja e mundshme e bashkëpunimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco