Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ngjarje e rëndë/ Ra nga dritarja e hotelit, humb jetën sportistja 18-vjeçare

Ngjarje e rëndë/ Ra nga dritarja e hotelit, humb jetën sportistja 18-vjeçare

12:07, 13/04/2023

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e sportit italian. Julia Ituma, volejbollistja 18-vjeçare e skuadrës Igor Novara, ka humbur jetën në një hotel të Stambollit, ku skuadra e saj ishte grumbulluar për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Eczacibasi.

Mësohet se Julia Ituma ka rënë nga dritarja dhe ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e të resë, e cila kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë dhe që ishte në sezonin e parë me skuadrën nga Novara pas largimit nga Club Italia.

Image

192 cm e gjatë dhe e konsideruar si një volejbolliste me shumë perspektivë, ajo kishte fituar kampionatin Evropian U-19 për femra.

“Jam tronditur nga vdekja tragjike e Julia Itumas, një volejbolliste tetëmbëdhjetëvjeçare nga Igor Novara.

Përqafimi im shkon për familjen, klubin, gjithë komunitetin e madh të volejbollit italian”, shkruan në Twitter ish-trajneri i ekipit kombëtar italian të volejbollit për meshkuj, Mauro Berruto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco