Video që zbulon gjithçka: Shihni pse Mane e grushtoi Sanen dhe çfarë ndodhi në fushë

Video që zbulon gjithçka: Shihni pse Mane e grushtoi Sanen dhe çfarë ndodhi në fushë

11:17, 13/04/2023

Lufta mes senegalezit Sadio Mane dhe gjermanit Leroy Sane pas disfatës së rëndë të Bayernit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League me rezultat 3=0 tronditi opinionin gjerman dhe tani është mësuar edhe arsyeja e saktë e konfliktit mes dy lojtarëve.

Mane, i raportuar më herët nga gjermanja Bild, e ka goditur me grusht në kokë Sanen dhe më pas është thënë se shkak ka qenë një debat para përfundimit të ndeshjes.

Diskutimi ka vazhduar në dhomën e zhveshjes dhe duke qenë se Mane nuk ka dashur të heshtë për atë që ka bërë Sane në fushë, ka ndodhur një konflikt shumë i rëndë, që përfundoi me përplasje fizike, ku senegalezi ka goditur me grusht shokun e skuadrës.

Dhe çfarë ndodhi në minutën e famshme të 83-të? Sane mori topin në qendër të fushës, pasoi për Mane, të cilin priste që të afrohej dhe ta merrte topin  në këmbët e tij, por senegalezi në të kundërtën filloi të vraponte drejt portës. Mbrojtësi i Manchester City-t, Nathan Ake e shfrytëzoi këtë keqkuptimin dhe pasimin e keq për ta marrë topin lehtësisht.

 

 

Dhe sapo e kuptoi se gaboi në pasim, Sane u nervozua në sekondën e parë dhe filloi të kërcente në fushë dhe duke qenë se nuk arriti të kapte topin në sekondat e ardhshme, u kthye sërish nga Mane dhe filloi të ankohej tek ai.

Mane, i cili sigurisht është shumë i pakënaqur me mungesën e minutave te Bayern, nuk i priti mirë kritikat ndaj shokut të tij më të ri dhe gjithçka përfundoi me një sherr në dhomën e zhveshjes.

 

 

Kujtojmë se Manchester City ka mposhtur Bayernin me rezultat 3-0 dhe kështu ka bërë një avantazh të madh para revanshit në Munich.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco