Revolucion nga porta në sulm / Do t’i largohen disa lojtarë në fund të sezonit, Tirana duhet të afrojë titullarë

Revolucion nga porta në sulm / Do t’i largohen disa lojtarë në fund të sezonit, Tirana duhet të afrojë titullarë

10:32, 13/04/2023

Tirana fiton apo jo tit ullin, në 1 qershor mund të nisë një revolucion shumë të madh që përfshin lojtarë në skuadër, me afrime dhe largime të reja. Fakt është që Tirana e ka pothuajse të garantuar Europën, por nga ana tjetër duhet të ndërtojë skuadrën e re për ndeshjet e verës dhe Europën.

LARGIMET Situata nuk është shumë e mirë për sa u përket rinovimeve. Pikësëpari, Visar Bekaj ka pranuar rinovimin, por duhet të firmosë. Gjithsesi, ai mund të largohet nga bardheblutë nëse do të ketë një ofertë në verë.

Zhozelin Behiratçe duket se e ka mbyllur me Tiranën. Ai nuk do të rinovojë me bardheblutë. Vetëm një përmbysje e madhe mund të bëjë që lojtari të qëndrojë te Tirana.

Po kështu, edhe Kristijan Toshevski do të ketë sezonin e fundit me kampionët e Shqipërisë. Mesa duket, edhe për të nuk do të ketë rinovim për sezonin e ri.

Në lojë për rinovim janë Aleksi, Hila, Lika dhe disa lojtarë të tjerë për të cilët do të diskutohet në fund të sezonit.

Një tjetër problem është Florent Hasani. Ylli i skuadrës mund të ikë nga ekipi dhe ai mund të hapë një tjetër gropë në skuadër.

Po kështu, në ekip do të mungojë Patriku për një kohë të gjatë dhe organika do të jetë edhe më e vogël.

Image

Lojtarët në dyshim (?) dhe ata që do të largohen (X) nga Tirana

RINDËRTIMI Me një të rënë të lapsit, Tiranës për nga maji e në vazhdim i duhet një skuadër tjetër për të afruar. Kështu, është e sigurt që duhet një portier i ri që të garantojë të qenit titullar, shkruan Panorama Sport.

Në mbrojtje duhen një ose dy qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës krahu, një majtas dhe një djathtas.

Mesfusha është më e kompletuar me një rinovim të Hilës dhe Aleksit gjithçka shkon sipas parashikimeve. Një repart që duhet të afrojë lojtarë është sulmi.

Dihet që Tiranës i duhet një qendërsulmues dhe një lojtar që mund të luajë në krah në vend të Xhixhës apo Hasanit.

Sigurisht, grupi do edhe alternativa të ndryshme që të jenë në skuadër.

Shkurt, një revolucion. Tiranës i duhen disa lojtarë, ose më saktë 5 titullarë që të plotësojë skuadrën për ndeshjet e Europës dhe sezonin e ri. Dy repartet që preken më shumë janë mbrojtja dhe sulmi. Gjithsesi, Tirana mund të rinovojë me disa lojtarë dhe klubi mund të jetë më i qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco