Britania dhe Irlanda prezantojnë projektin me 10 stadiumet pritëse të ‘Euro 2028’

Britania dhe Irlanda prezantojnë projektin me 10 stadiumet pritëse të ‘Euro 2028’

18:05, 12/04/2023

Britania e Madhe dhe Irlanda prezantojnë projektin me 10 stadiumet pritëse për kandidaturën Euro 2028. Qeveria e Londrës ka ndezur më në fund dritën jeshile në mënyrë që federata të dorëzojë kandidaturën që tashmë ndodhet në zyrat e UEFA-s.

Futbolli për të gjithë, futbolli për mirë, futbolli për të ardhmen”, është posteri i kandidaturës së Britanisë së Madhe dhe Irlandës ndërsa në paketë janë përfshirë disa stadiume interesante por mungojnë edhe dy të tjerë historikë siç janë “Old Trafford” dhe “Anfield Road”.

Londra prezantohet me “Tottenham Stadium” dhe “Wembley”, ndërsa Uellsi dhe Skocia prezantohen respektivisht me “Principality Stadium” dhe “Hampden Park”. Edhe Irlanda e Veriut bëhet pjesë me “Principality Stadium “ndërsa Irlanda me “Aviva Stadium”.

Stadiume të tjerë janë edhe “Etihad” në Manchester, “Villa Park”, stadiumi i ri i Evertonit. Kandidatja më e fortë dhe rivalja që mund të rrezikojë këtë kandidaturë është ajo e Turqisë, gjithashtu shumë embicioze ndërsa vendimi do të merret në Kongresin e UEFA-s në muajin shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco