Jo vetëm Roma dhe Lazio, Napoli po hetohet tashmë për fitime kapitale

Jo vetëm Roma dhe Lazio, Napoli po hetohet tashmë për fitime kapitale

17:51, 12/04/2023

 

Hetimet për fitimet kapitale ditët e fundit kanë pikasur dy klubet e kryeqytetit italian Roma dhe Lazio, por jo vetëm. Tashmë duke u hetuar për fitime kapitale është edhe klubi i Napolit.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Guardia di Finanza me mandat nga prokuroria e Napolit, ka bërë një kontroll në klubin e De Laurentiis. Në vitin 2020, Napoli përfshiu në negociatat për të transferuar Osimhen 4 lojtarë të tjerë të klubit.

Orestit Karnezis, Ciro Palmeri, Luigi Liguori dhe Claudio Manzi u transferuan te Lille në atë vit në mënyrë që sulmuesi nigerian të mbërrinte në Napoli.

Guardia di Finanza ka marrë kontratat e blerës dhe kontratën e transferimit të Claudio Manzi në Lille. Klubi francez pagoi 4 milionë euro për mbrojtësin italian, por vlera e kartonit të tij ishte shumë më e ulët në 75 mijë euro. Për këtë arsye, Napoli tashmë po hetohet për fitime kapitale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco