Guardiola: I kam humbur 10 vjet jetë

Guardiola: I kam humbur 10 vjet jetë

16:22, 12/04/2023

Një ndeshje më e komplikuar se sa e tregon rezultati.

Manchester City mposhti Bayern Munchen me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, trajneri Pep Guardiola thotë se ka humbur shumë energji, jo vetëm skuadra e tij.

“Nuk ishte e lehtë aspak. Emocionalisht jam i shkatërruar, i kam humbur 10 vjet të jetës. Tani më duhet të pushoj, e kemi një ditë pushim dhe duhet të përgatitemi për lojën me Leicesterin. Do të shkojmë në Munich për ta shënuar një gol dhe për ta fituar lojën, e jo për ta mbrojtur rezultatin tonë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Manchester City bëri një hap gjigant drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por këtë do ta konfirmojë pas sfidës së kthimit në “Allianz Arena”, ku spanjolli do të rikthehet si kundërshtar pasi më parë e ka drejtuar gjigantin bavarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco