Histori interesante, udhëtoi nga Argjentina në Paris për të takuar Messin: Antonella e ftoi brenda pas dhjetë orësh jashtë shtëpisë

Histori interesante, udhëtoi nga Argjentina në Paris për të takuar Messin: Antonella e ftoi brenda pas dhjetë orësh jashtë shtëpisë

15:28, 12/04/2023

Pak njerëz në botë kanë mundësinë ta shohin Lionel Messin live dhe akoma më pak mund të kenë mundësin ta takojnë dhe t’i shtrëngojnë dorën. Një nga ata që mundi ta bënte këtë është Juan Polcan, këmbëngulja e të cilit në dëshirën për të përmbushur ëndrrën e jetës së tij dha rezultate.

Polcan luan futsal në Argjentinë dhe i kërkoi klubit disa ditë pushim për të shkuar në Paris dhe për të provuar të takojë Messin.

Kur erdhi në kryeqytetin e Francës, ai nuk e kishte idenë se ku jetonte Messi, por nëpërmjet një miku të tij u lidh me ish-berberin e Messit, i cili i tha se në cilën lagje mund të gjente shtëpinë e Lionelit.

“Kam mbërritur në zonën ku banon Leo në orën tetë të mëngjesit dhe kam kaluar 45 minuta duke kërkuar vendin e saktë se ku jeton. Qëndrova para shtëpisë së tij nga ora 9 dhe e pashë teksa po shkonte stërvitje. Kur u kthye rreth orës 13:00. Nuk arrija t'i afrohesha, por isha i sigurt që më pa”, shprehet Polcan, i cili as atëherë nuk u dorëzua.

Ai mori një fije shprese kur gjysma më e mirë e Messit, Antonella Roccuzzo, u largua nga shtëpia.

“Rreth orës 15:30 Antonella doli nga shtëpia, uli xhamin e makinës, foli me mua dhe tha se do të merrte fëmijët në shkollë. Tre orë më vonë ajo u shfaq, por nuk na dha ndonjë shenjë se do takojmë Messin”, shprehet Polcan.

Pasi Antonella hyri në shtëpi, sigurimi i është afruar dhe i ka thënë të largohej ose do të thërriste policinë. Kur mendoi se do të kthehej i zhgënjyer në shtëpi, Antonella u shfaq sërish në derë dhe e ftoi të hynte në shtëpi.

“Kur hyra, gjëja e parë që pashë ishte Messi duke qëndruar përballë meje me pantallona të shkurtra dhe pantofla. Ai më përshëndeti, ishte një moment i pabesueshëm. I thashë sa shumë e dua, bëmë disa foto, nënshkroi fanellën time për klubin ku luaj më përqafoi dhe hodhi firmën e tij në dorën time. Vetëm atëherë kuptova se çfarë ndodhi. Synimi im nuk është të bëhem i njohur në internet me historinë time, dua që njerëzit të shohin se çfarë personi është Messi,sa i thjeshte dhe i përulur është”, tha Polcan, i cili është nënshkrimi i Messit i kthyer në një tatuazh.

 

Image

"Ëndrrat me të vërtetë bëhen realitet dhe unë përmbusha më të madhen time. Modestia me të cilën më priti në shtëpinë e tij, thjeshtësia. Ai është më i miri në historinë e futbollit, por mbi të gjitha është një person i jashtëzakonshëm. Ashtu si Antonella, e cila bëri gjithçka për të më mirëpritur në shtëpinë e saj dhe për të përmbushur ëndrrën time. Po e shkruaj me lot në sy, ende po dridhem. Të dua Leo, faleminderit për këtë moment të paharrueshëm", ka shkruar djaloshi argjentinas në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco