Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

E vërteta për skuadrën e Bayern-it

E vërteta për skuadrën e Bayern-it

15:24, 12/04/2023

BILD

Nga shpresa për tripletën te zhgënjimi me dy tituj në vetëm një javë!

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit nga Julian Nagelsmann te Thomas Tuchel, Bayern u largua nga kupa e Gjermanisë prej Freiburgut- dhe me rezultatin 3-0 ndaj Manchester City, tashmë është pothuajse jashtë Ligës së Kampionëve- vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.

Bayern ishte mirë për një orë, por më pas u shkërmoq nga anglezët. Çfarë nuk shkon aktualisht te skuadra e Bayern-it? BILD bën analizën e madhe.

Sommer nuk është Neuer!

Portieri Yann Sommer erdhi në dimër si zëvendësues i Manuel Neuer, i cili është jashtë sezonit për shkak se ka thyer këmbën. Zvicerani zakonisht qëndron fort dhe madje ishte spektakolar disa herë ndaj Manchester-it. Por pothuajse të gjithë bien dakord për goditjen që solli golin e parë nga Rodri: Neuer, që është 10 centimetra më i gjatë, do ta kishte pritur. Ish-portieri i BVB, Roman Weidenfeller, është i sigurt: “Këto janë centimetra që i mungojnë. Neuer do ta kishte pritur”. Por tani nuk mund ta akuzosh për mungesë gjatësie.

Por ajo që vihet re gjithashtu: Sommer kishte gjithmonë paqartësi të vogla me pasimet dhe krosimet në Mançester. Edhe kundër Parisit, humbja e topit prej tij do të kishte çuar në një gol të sigurt po të mos ishte De Ligt që me klasin e tij botëror e hoqi topin nga vija. Sommer nuk përçon siguri absolute në vijën e pasme- kjo është pikërisht forca e madhe e Manuel Neuer, i cili i jep mbrojtjes së tij ndjenjën ‘mos u shqetësoni’.

Mendimi se Sommer është dukshëm më i mirë se numri 2 i mëparshëm, Sven Ulreich, veçanërisht në ndeshjet e mëdha, nuk është realizuar. Dikush nga brenda është i sigurt: Nëse Neuer do jetë përsëri në formë, ai do kthehet në portë sezonin e ardhshëm.

Bayern ka nevojë për një sulmues klasi!

Bayern ka shpenzuar më shumë para për mbrojtësit kryesorë në vitet e fundit: 80 milionë për Lucas Hernandez dhe gati 70 milionë për Matthijs de Ligt. Tani paratë e mëdha duhet të shpenzohen urgjentisht për një golashënues!

Eric Maxim Choupo-Moting kishte një moment lulëzimi, por është i prirur për dëmtime dhe mungoi në Mançester për shkak të problemeve në gju.

Bayern-it i duhet gjithashtu një ‘nëntë’ e klasit botëror. Sepse shanset janë aty pothuajse në çdo lojë- por ato humben shpesh nga Gnabry, Mane, Sane dhe të tjerë.

Mjafton fakti që golashënuesi më i mirë i Bayern-it në ligë është mesfushori Jamal Musiala me 11 gola, kurse listën e kryeson Niclas Fuellkrug me 16 gola nga Bremeni.

Bayern-i pa një lojtar që nuk ka shanse për të kryesuar listën? Një gjë e tillë duket sikur nuk është parë kurrë.

Është lehtësues fakti që Bayern-i kërkon të marrë Victor Osimhen nga Napoli. Randal Kolo Mouani i Frankfurtit është gjithashtu në bisedime, të dy me siguri do kushtojnë mbi 100 milionë euro. Kandidati Harry Kane do ishte më i shtrenjtë, por kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Pothuajse të gjithë lojtarëve u mungon stabiliteti!

Luhatjet e formës në këtë sezon janë ekstreme, shembulli më i mirë aktual: Dayot Upamecano. Francezi luan shpeshherë me klas botëror, por gjithmonë e më shumë ai ka disa rënie të pashpjegueshme. Kështu ndodhi edhe përpara se City të bënte golin e dytë, kur ai e dha topin direkt te kundërshtari.

Mungesa e stabilitetit përshkon të gjithë ekipin: Davies, Gnabry ose Mane kanë qenë jashtë formës gjatë gjithë vitit. Sane luan fuqishëm ndonjëherë, por pastaj zhytet përsëri.

Kimmich dhe Goretzka janë kryesisht solidë, por ata janë larg nga një lojë dominuese, kur e marrin situatën nën kontroll. Musiala nuk është dukur aq entuziast për lojën si zakonisht gjatë javëve të fundit- gjë që është krejtësisht normale për një 20-vjeçar në kontekstin e zhvillimit.

Vetëm mbrojtësit De Ligt dhe Pavard kanë qenë vërtet të qëndrueshëm kohët e fundit.

Këto luhatje të formës shoqëruan të gjithë epokën e Nagelsmann-it. Tuchel duhet ta zgjidhë shpejt këtë problem, përndryshe edhe titulli kampion në Bundesligë është në rrezik serioz. Titulli i fundit i mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco