Ronaldo i 'ktheu shpinën', Al Nassr ndan rrugët me trajnerin Rudi García

Ronaldo i 'ktheu shpinën', Al Nassr ndan rrugët me trajnerin Rudi García

12:13, 12/04/2023

Rudi García nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Al Nassr. Trajneri francez është shkarkuar nga posti i menaxherit të lartë për shkak të problemeve sportive të ekipit dhe, veçanërisht, marrëdhënieve të tij të këqija me dhomën e zhveshjes.

Ajo që e sosi durimin e liderëve sauditë ishte përballja që trajneri pati me lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes, rrethanë që ishte shkas për largimin përfundimtar. Përtej problemeve ekstrasportive, në fushë Rudi García nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit saudit.

Me shtatë ndeshje për t’u luajtur ende, Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad, me të cilin humbi së fundi. Po ashtu është eliminuar kundër të gjitha gjasave nga Superkupa e Arabisë në gjysmëfinale.

Rudi Garcia ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabi si zëvendësues i Miguel Ángel Russo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco