Superliga/ Vllaznia e nis mbarë me trajnerin e ri, Laçi përmbys Teutën

Superliga/ Vllaznia e nis mbarë me trajnerin e ri, Laçi përmbys Teutën

20:12, 09/04/2023

Vllaznia rikthehet te fitorja në Superiore me trajnerin e ri Goce Seldoski.

Kuqeblutë triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Erzenit.

Shkodranët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar takimin.

Pas disa rasteve të mira për të shënuar, goli i parë u realizua tri minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Herald Marku realizoi një kryevepër nga jashtë zone.

Vllaznia e nis mjaft mirë edhe fraksionin e dytë.

Shkodranët në minutën e 53-të dyfishuan rezultatin me Liridon Latifin.

Ky i fundit mposhti Xhikën me një goditje nga brenda zonës.

Erzeni u mundua të reagonte dhe rihapi ndeshjen 15 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt me Nonaton.

Megjithatë Vllaznia nuk e uli ritmin dhe shënoi golin e qetësisë në të 85-tën me Jonuzin, i cili realizoi një gol spektakolar, duke befasuar portierin kundërshtar.

Pas këtij triumfi Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa Erzeni në të pestin me 37 pikë.

Laçi rikthehet te fitorja në Superiore. Kurbinasit fituan në transfertë me përmbysje përballë Teutës me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë, pa raste të pastra shënimi, ndërsa fraksioni i dytë ishte një tjetër simfoni.

Durrsakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 65-të me Dacin.

Ky i fundit realizoi një gol spektakolar me një të djathë potente nga jashtë zonës.

Megjithatë, festa zgjati shumë pak te Teuta, pasi Laçi barazoi rezultatin në minutën e 76-të.

Guindo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Fundi ishte dramatik për të zotët e shtëpisë, pasi Laçi shënoi edhe të dytin me Vasil Shkurtajn.

Sulmuesi veteran realizoi një gol spektakolar nga brenda zonës.

Në fund festuan miqtë në “Niko Dovana”, që falë këtij triumfi ngjiten në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Teuta zbret në vendin e tetë me 34 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco