Dëmtohet mbrojtësi i Benficës para sfidës së Championsit me Interin

Dëmtohet mbrojtësi i Benficës para sfidës së Championsit me Interin

21:02, 09/04/2023

Benfica pret në shtëpi Interin të martën në orën 21.00, në kuadër të Champions League.

Klubi portugez ka marrë lajmin e keq këtë fundjavë, teksa ka humbur shërbimet e një futbollisti.

Bëhet fjalë për mbrojtësin danez, Alexander Bah. 25-vjeçari pësoi dëmtim në sfidën e fundit të kampionatit portugez ndaj Portos dhe mungesa ndaj zikaltërve është e sigurtë.

Bah ka qenë pjesë fikse e skemave të trajnerit Conceiçao, pasi ka luajtur 25 ndeshje deri më tani këtë edicion.

Tashmë, sikur të mos mjaftonte niveli i lartë i kundërshtarit në Champions League, Benfica duhet të bëjë pa këtë futbollist.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco