Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e Superiores

Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e Superiores

14:24, 09/04/2023

E planifikuar për t'u luajtur këtë të dielë, ndeshja midis Kastriotit dhe Bylisit nuk do të luhet.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate për shtyp ku bën me dije se ky takim është shtyrë për shkak se arbitrat e përcaktuar për këtë përballje janë kërcënuar.

Ndërkohë më tej FSHF thekson se një javë më parë arbitrat e ndeshjes Kastrioti-Laçi janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit.

Deklarata e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco