Arbitra polakë për AEK-Aris, zbarkojnë të dehur në Athinë!

Arbitra polakë për AEK-Aris, zbarkojnë të dehur në Athinë!

13:30, 09/04/2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi. Sot luhet AEK-Aris, sfidë e vlefshme për duelet “play-off” për fitimin e titullit kampion.

AEK-u ndan vendin e parë me Panathinaikos, ndërsa skuadra nga Selaniku renditet në vendin e pestë.

Për gjykimin e kësaj ndeshjeje janë përzgjedhur arbitra polakë: Pawel Raczkowski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe Krzysztof Jakubik (VAR).

Këta të fundit e kanë marrë si një “shëtitje” dhe janë shfaqur të dehur në aeroportin e Athinës!

Ata kanë vazhduar të sillen jo në mënyrën e duhur në aeroportin e kryeqytetit grek.

Veprimi i gjyqtarëve polakë ka shkaktuar polemika dhe kritika të shumta, sidomos nga ana e tifozëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco