Shikoni gabimin më të madh në karrierë të Mbappes: Ai duhej të shënonte me ‘sy mbyllur’

Shikoni gabimin më të madh në karrierë të Mbappes: Ai duhej të shënonte me ‘sy mbyllur’

12:56, 09/04/2023

Mbrëmë, në kuadër të javës së 30-të të Ligës 1 franceze, lojtarët e PSG-së mposhtën Nice me rezultatin 2-0 dhe Kylian Mbappe bëri një gabim trashanik në sulmin e fundit të ndeshjes.

Po luhej minuta e dytë e shtesë e pjesës së dytë. Parisienët ishin pranë shënimit të golit të tretë, por Mbappe humbi një rast që nuk duhet ta gabojë një lojtar i kalibrit të tij.

Portieri i Nices e la portën të boshtisur , topi shkoi te Messi i cili nuk deshi të gjuante pasi e pa Mbappen të vetëm dhe ia pasoi topin.

Kapiteni i Francës e vendosi veten për një goditje me këmbën e majtë, ai kishte vetëm një lojtar përpara tij në vijën e portës që qëndronte pranë shtyllës dhe Mbappe mund të zgjidhte se ku ta dërgonte topin në pjesën e pambrojtur.

 

 

Por në vend që të shënonte në mënyrë rutinore golin e tij të 203-të me fanellën e PSG-së, Mbappe e dërgoi topin mbi traversë.

Fatmirësisht për Mbappen, në momentin e humbjes më të madhe në karrierë, PSG po fitonte 2-0 me golat e Lionel Messit dhe Sergio Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco