Kevin De Bruyne i bashkohet grupit elitar, 'arkitekti' belg arrin kuotën e 100 asistimeve në Premier League

Kevin De Bruyne i bashkohet grupit elitar, 'arkitekti' belg arrin kuotën e 100 asistimeve në Premier League

12:09, 09/04/2023

Përveç triumfit spektakolare me rezultatin 1 me 4, ndaj Southampton, fitore që i mban në garën për titullin kampion të Premier League, për njëri nga lojtarët e “qytetarëve” pati dhe një tjetër moment lumturie.

Bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili me pasimin për Erling Haaland, ditën e djeshëm, arriti në kuotën e 100 asistimeve në Premier League, teksa është kthyer në lojtarin e 5-të në historin e kampionatit më elitar në Angli, që e bën diçka të tillë.

De Bruyne renditet pas Frank Lampard, Wayne Rooney, Cesc Fabregas e Ryan Giggs, mirëpo ndryshe nga legjendat e mësipërme, “bisha” belge e arriti këtë rekord personal në 237 ndeshje, më pak se gjithë të lart përmendurit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco