'Mourinho-s nuk i intereson aspak për futbollin', Mourinho i kundërpërgjigjet ashpër Antonio Cassano-s

'Mourinho-s nuk i intereson aspak për futbollin', Mourinho i kundërpërgjigjet ashpër Antonio Cassano-s

10:41, 09/04/2023

Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur Antonio Cassano-s. Gjatë javës, ish-sulmuesi, ka kritikuar lojën e Roma-s: “Mourinho-s nuk i intereson aspak për futbollin, është vetëm kinema”, ka thënë FantAntonio.

Kundërpërgjigjja e Special One ka ardhur në konferencë për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Torino-s: “Secili është i lirë të ketë preferencat e tij dhe të bëjë kritika. Po kur flitet për të tjerë, si Antonio, gjërat ndryshojnë: ai argëtohet, të tjerët punojnë në mënyrë serioze.

“Nëse kritikojnë Roma-n ose Mourinho-n nuk intereson, ata argëtohen. Cassano ka luajtur te Roma, tek Inter dhe tek Real Madrid”, ka vazhduar trajneri portugez.

“Në Madrid mbahet mend për veshjen e tij, me Roma-n ka fituar një Superkupë të Italisë pa luajtur, tek Inter-i nuk ka fituar as kupën e Lombardisë.

“Ju e dini se çfarë kam fituar unë me Inter-in, Real Madrid-in dge Roma-n. Ai mund të ketë një problem për mua, unë nuk kam asnjë me atë. I them vetëm një gjë: kujdes Antonio, je 40 vjeç dhe unë 60, ndonjëherë vijnë lojtarë si Marko Livaja dhe më pas është e vështirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco