Rikthim me humbje në krye të Chelsea-t, flet Lampard: Ka pasur ndryshime të shumta, por...

Rikthim me humbje në krye të Chelsea-t, flet Lampard: Ka pasur ndryshime të shumta, por...

10:11, 09/04/2023

Chelsean nuk po e ndihmon as ndërrimi i trajnerëve e milionat e shpenzuara në merkatot përkatëse gjatë një sezoni për të arritur te suksesi.

Edhe pse e shkarkoi Graham Potter, Chelsea ka vazhduar me humbje në Premier League, duke e regjistruar të 11-ën e këtij sezoni, kësaj radhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Pas plot 90-të minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea është mposhtur nga Wolverhampton me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Matheus Nunes, i cili i siguroi fitoren “Ujqërve” në minutën e 31-të të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes Lampard foli në një konferencë për shtyp, i cili tha se nuk duhet të përdoret si arsye ndryshimi i shumë gjërave në klub.

 “Ka pasur ndryshime të shumta dhe kjo nuk është një arsye por gjërat duhet të përmirësohen dhe unë mendoj se kjo paraqitje e tregoi këtë gjë më së miri. Më duhet ta gjejë një kuptim të kësaj. Duhet që të mësohesh me fitore dhe ta bësh këtë një ves”, tha Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco