Superiorja ngre siparin e fazës së fundit, ja tre sfidat e ditës së sotme

Superiorja ngre siparin e fazës së fundit, ja tre sfidat e ditës së sotme

09:25, 09/04/2023

“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën e saj finale, me skuadrat që tashmë do të luajnë vetëm për fitore në mënyrë që të përmbushin objektivat e tyre.

Në orën 15:00, Kastrioti pret në Kamëz Bylisin në një finale mbijetese. Të dyja skuadrat plotësojnë fundin e tabelës dhe duket se fitorja është i vetmi rezultat që kërkojnë.

Në orën 18:00, Teuta dhe Laçi do të ndeshen në një tjetër finale mbijetese në “Niko Dovana”. Skuadrat kërkojnë të shmangin zonën “play-out” dhe për këtë arsye do të bëjnë çmos që të dalin nga ky takim me tre pikë.

Po në këtë orë, në Shkodër Vllaznia do të presë Erzenin. Të dyja skuadrat janë në garë për një vend në zonën europiane, por një humbje e mundshme mund t’i fuste dhe ato në “vallen” e mbijetesës.

NDESHJET:

KASTRIOTI – BYLIS 15:00

TEUTA – LAÇI 18:00

VLLAZNIA – ERZENI 18:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco