I përmendi fëmijën që nuk i ka lindur ende, futbollisti i Realit godet me grusht në fytyrë rivalin në parking pas ndeshjes

I përmendi fëmijën që nuk i ka lindur ende, futbollisti i Realit godet me grusht në fytyrë rivalin në parking pas ndeshjes

09:09, 09/04/2023

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur pas ndeshjes Real Madrid-Villarreal, ku si protagonist ishte mesfushori i “Los Blancos”, Frederico Valverde.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, uruguaiani është përfshirë në një debat të ashpër me futbollistin e Villarrealit, Alex Baena në parkingun e “Santiago Bernabeut”.

Mesfushori i “nëndetëses” raportohet se i kishte thënë Valverdes në fushë: “Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë” dhe uruguaiani i kishte kërkuar që ta përsëriste kur u përplasën në parking.

Pas kësaj thuhet se Valverde e goditi me grusht spanjollin, me nervat që duket se nuk e kanë mbajtur.

Kjo gjë vjen pasi në shkurt, bashkëshortja e Valverdes kishte komunikuar se fëmija që ajo mban në bark mund të kishte ndërruar jetë, por pas disa testeve të mëtejshme ata mësuan se çdo gjë ishte nën kontroll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco