VIDEO/ Gol fantastik dhe festë si Haaland, sulmuesi i Kombëtares dhuron spektakël në SHBA

VIDEO/ Gol fantastik dhe festë si Haaland, sulmuesi i Kombëtares dhuron spektakël në SHBA

08:58, 09/04/2023

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, është bërë protagonist me një supergol në fitoren që New England Revolution arriti përballë CF Montreal.

24-vjeçari u fut në lojë në minutën e 62’ dhe në minutën e 86’ dhuroi spektakël në fushë.

Ai mori një top në mesfushë të hedhur nga portieri, duke bërë një kontroll fantastik dhe më pas avancoi drejt zonës kundërshtare, por pa hyrë në të, goditi topin dhe e çoi në fundin e rrjetës, duke i çuar shifrat në 4-0.

Më pas ai zgjodhi të festonte si sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, duke u ulur në fushë dhe duke bërë “joga”.

Ky ishte goli i parë për Vrionin këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco