Messi kalon Ronaldon, argjentinasi bëhet golashënuesi më i mirë i Europës

Messi kalon Ronaldon, argjentinasi bëhet golashënuesi më i mirë i Europës

22:44, 08/04/2023

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në futboll, duke treguar javë pas jave se është një nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur historia.

Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme në sfidën ndaj Nice në kampionatin francez, “pleshti” ka vendosur një rekord të ri.

Messi ka shënuar golin e 702 në 846 ndeshje të luajtura në Europë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kontinentit.

Argjentinasi ka parakaluar rivalin historik Cristiano Ronaldo, që është ndalur në kuotën e 701 golave në 949 ndeshje të luajtura në Europë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco