Rregulla strikte për lojtarët, kthimi i Lampard mund të sjellë sërish gjobat te Chelsea

Rregulla strikte për lojtarët, kthimi i Lampard mund të sjellë sërish gjobat te Chelsea

19:07, 08/04/2023

 

Frank Lampard kthehet në Chelsea për herë të dytë, por a do të rikthehet edhe lista e tij e gjobave? Mbase po!

Legjenda e Bluve u emërua teknik i skuadrës, duke zëvendësuar Graham Potter, i cili u shkarkua pas humbjes 2-0 ndaj Aston Villa javën e kaluar.

Kjo është hera e dytë që 44-vjeçari do të bëjë këtë detyrë në Stamford Bridge, pasi kaloi 18 muaj në krye të skuadrës nga viti 2019 deri në 2021.

Por gjatë herës së parë si menaxher i këtij ekipi, një liste gjobash u bë virale për shkak të natyrës së tij strikte dhe të rreptë. Ndoshta e njëjta rrugë do vijojë edhe këtë radhë, nëse lojtarët vonohen në stërvitje ose kryejnë telefonata gjatë konsumimit të ushqimit.

Lista;

1-Vonesat për ndeshje, koha e nisjes së skuadrës për ndeshje 2.500 paund

2-Vonesat për mbledhjen para stërvitjes 2.500 paund, si dhe 2.500 shtesë për çdo 15 minutësh që kalon

3-Vonesat për në palestër 1.000 paund

4-Vonesat për mjekim 2.500 paund

5-Vonesat në mbledhjet e skuadrës 500 paund për minutë

6-Vonesat në fillimin e stërvitjes 20.000 paund

7-Telefonata gjatë konsumimit të ushqimit apo në mbledhjet e skuadrës 1.000 paund

8-Mungesa në autobuzin e skuadrës pas ndeshjeve pa njoftuar minimalisht 48 orë më parë trajnerin apo asistentin e tij 5000 paund

9-Mungesa e raportit në rast dëmtimi apo sëmundje para ditës së pushimit apo 1 orë e gjysmë para stërvitjes 10.000 paund

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco