Bologna surprizon Atalantën në Bergamo, Cremonese largohet nga vendi i fundit

Bologna surprizon Atalantën në Bergamo, Cremonese largohet nga vendi i fundit

18:48, 08/04/2023

Bologna mposht Atalantën 2-0 në transfertë dhe vazhdon ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Sansone dhe Orsolini shënojnë në pjesën e dytë për skuadrën e Thiago Mottas, që tashmë e sheh vetën në kuotën e 43 pikëve në renditje.

Suprizohet në shtëpi Atalanta, që në rast fitoreje mund të arrinte Interin në klasifikim. Miqtë nisin mirë takimin dhe rrezikojnë me Barrow, vendasit përgjigjen me Hojlund, por portat mbeten të paprekura në pjesën e parë. Sansone zhbllokon ndeshjen, zikaltërit nuk arrijnë të reagojnë dhe mendon Orsolini, që të vulosë fatin e kësaj sfide.

Derbin e mbijetesës në “Marassi” e fiton Cremonese që mposht me përmbysje 3-2 Sampdorian. Vendasit nisin ndeshjen më mirë dhe kalojnë në avantazh me Leris, por Cremonese barazon me Ghiglione. Lammers kalon sërish Sampdorian në avantazh, por miqtë përmbysin gjithçka duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes me Lochoshvili dhe Sernicola. Cremonese parakalon Sampdorian në renditje dhe largohet nga vendi i fundit, por duket se mbijetesa është një mision i vështirë për të dyja skuadrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco