Wolves shtang Chelsean, Tottenham dhe Newcastle marrin nga 3 pikë

Wolves shtang Chelsean, Tottenham dhe Newcastle marrin nga 3 pikë

18:04, 08/04/2023

Janë luajtur 6 takime interesante për javën e 30-të të Premier League. Nuk mbaron makthi për Chelsean edhe pas zyrtarizimit të Lampard në stolin e ekipit. “Blutë e Londrës” janë mposhtur në transfertë nga Wolves me rezultatin 1-0.

Tottenham ka arritur të triumfojë në shtëpi duke mundur një kundërshtar delikat si Brighton me rezultatin e ngushtë 2-1. Për Spurs kontribuuan me gola Heung-Min Son dhe Harry Kane.

Me këtë fitore, skuadra londineze gjendet në vendin e 5-të të renditjes me 3 pikë larg Manchester United dhe Newcastle United që gjenden në vende më lart. Këta të fundit kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme duke përmbysur rezultatin e Brentford në 2-1.

Aston Villa ka arritur të triumfojë në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Nottingham Forest. Fulham ka mundur në transfertë West Ham me shifrat 1-0 dhe Leicester mposhtet në shtëpi nga Bournemouth me rezultatin si ekipi më lart.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco