Supergoli i De Ligt i jep fitoren Bayernit, Dortmund nuk gabon në shtëpi

Supergoli i De Ligt i jep fitoren Bayernit, Dortmund nuk gabon në shtëpi

17:39, 08/04/2023

Sapo kanë përfunduar 5 takime të javës së 27-të të kampionatit gjerman. Bayerni i Mynihut hakmerret ndaj Freiburg pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, duke fituar në transfertë 1-0 në sfidën e kampionatit.

Skuadra e Thomas Tuchel mori fitoren minimale 0-1 në “Europa-Park Stadion”, duke vijuar kryesimin e kampionatit.

Ndeshja e vlefshme për raundin e 27-të u dominua nga bavarezët, megjithatë rruga drejt rrjetës u gjet vetëm njëherë dhe kjo në minutën e 52’ nga De Ligt.

Pas asistit të Musiala, De Ligt realizoi për Bayern Munich, duke i dhuruar ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas këtij takimi, Bayerni vazhdon të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes me 2 pikë më shumë se rivalët e Dortmund, që kanë fituar në shtëpi 2-1 përballë Union Berlin në ndeshjen respektive.

Leverkusen ka mposhtur 3-1 Eintracht Frankfurt, me po të njëjtin rezultat Koln ka fituar në transfertë përballë Augsburg. Përfundon në barazim 2-2 ndeshja mes Mainz dhe Werder Bremen. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco