Drita ngec ndaj Trepça 89, Ballkani merr vetëm një pikë nga Malisheva

Drita ngec ndaj Trepça 89, Ballkani merr vetëm një pikë nga Malisheva

17:36, 08/04/2023

 

Nuk ka fitues në dy takimet e kësaj të shtune në Superligën e Kosovës.

Drita ngeci në barazimin 1-1 ndaj Trepça 89’, megjithatë vijon të kryesojë renditjen.

Ishin vendasit ata që gjetën rrjetën të parët. Duke zhbllokuar sfidën me Krasniqin në minutën e 12’, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa vetëm 12 minuta më pas Fazliu barazoi për miqtë, duke vulosur kështu edhe rezultatin e kësaj sfide.

Pas javës së 28-të Drita kryeson me 56 pikë, teksa Trepça 89 renditet në vend të tetë me 30 pikë.

Edhe Ballkani mori vetëm një pikë në raundin e 28-të. Sfida mes kampionëve në fuqi të Kosovës dhe Malishëves u mbyll me barazimin 2-2.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 60’ Harmon u dha avantazhin vendasve, teksa në minutën e 86’ Kuç dyfishoi avantazhin e Ballkanit.

Megjithatë miqtë nuk u ndalën në minutën e 88’ Sobowale rihapi sfidën, teksa në minutën e 90+4’ Maliqi barazoi.

Pas kësaj ndeshje Ballkani qëndron në vend të dytë me 55 pikë, një më pak se Drita kryesuese, teksa Malisheva renditet në vend të shtatë me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco