Te Liverpuli nuk i mbajnë më nervat, kapiteni përplaset në fushë me portierin Alison

Te Liverpuli nuk i mbajnë më nervat, kapiteni përplaset në fushë me portierin Alison

11:52, 06/04/2023

Jordan Henderson dhe Alison Beker u përfshinë në një përplasje verbale të ashpër gjatë barazimit të Liverpulit me Çelsin 0-0 në “Stamford Bridge” të martën.

“Reds”-at nuk arritën të shënojnë në një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivin e tyre për vendit të katërt, ndërsa skuadra e Bruno Saltor, i cili debutoi në stolin e bluve pas shkarkimit të Graham Poterit, shpërdoroi disa raste të mira për të ndëshkuar portën e brazilianit.

Jurgen Klop, i cili bëri 6 ndryshime në formacion nga humbja 4-1 me Mançester Sitin, shpresonte të kishte një reagim më të mirë të lojtarëve të tij.

Një moment presingu i Çelsit për pak sa nuk u shpërblye me një gol, kur një keq komunikim mes Alisonit dhe Fabinjos për pak sa nuk rezultoi fatal për “Reds”-at.

Dhe kapiteni Henderson iu afrua për ta qortuar portierin me tone të larta, fjalë që nuk i pëlqyen Alisonit dhe ai iu kthye mbrapsht me të njëjtin ton.

Por gjithçka përfundoi brenda zonës së miqve, përpara se Matip të ndërhynte dhe ekzekutohej rivënia fundore.

Duke komentuar për “TalkSport”, ish-trajneri Stjuart Pirs, tha se kjo tregon tensionin mes lojtarëve të Klopit në një sezon që po shkon keq.

Në fushë gjatë ndeshjes me Çelsin pati edhe një tjetër episod tensioni, i cili përfshinte edhe njëherë kapitenin Jordan Henderson.

Incidenti ndodhi në pjesën e parë kur ish-mesfushori i Sanderlendit i ulëriti Matipit që nuk ia pasoi topin mjaftueshëm shpejt kur ai ishte në një pozicion të mirë në krah të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco