Federata e Kosovës përgëzon Aleksander Ceferin dhe Armand Dukën për rizgjedhjen e tyre

Federata e Kosovës përgëzon Aleksander Ceferin dhe Armand Dukën për rizgjedhjen e tyre

11:02, 06/04/2023

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është zgjedhur për mandatin e ri katërvjeçar në krye të futbollit evropian.

Ai u votua unanimisht në Kongresin e mbajtur në Lisbonë, ku FFK u përfaqësua nga nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.

Krahas rizgjedhjes së presidentit Ceferin, në këtë kongres janë votuar edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e ku presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur për herë të dytë anëtar në këtë organ dhe atë me më së shumti vota nga të gjithë kandidatët e tjerë.

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të presidentit Duka dhe e vlerëson tejet të rëndësishëm faktin që edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare futbolli mbarëkombëtar por edhe ai i rajonit do të përfaqësohet në organin më të lartë të UEFA-s nga miku i madh i futbollit të Kosovës, Armand Duka.

Njëherësh, FFK përgëzon presidentin Çeferin dhe presidentin Duka për mandatin e ri, me besim të thellë se edhe në periudhën e ardhshme do ta ketë përkrahjen e tyre dhe të UEFA-s në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco