Gjimshiti rikthehet nga dëmtimi, projektohet titullar ndaj Torinos

Gjimshiti rikthehet nga dëmtimi, projektohet titullar ndaj Torinos

10:36, 06/04/2023

Berat Gjimshiti është gati për lojë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, qëndron pushim prej 11 marsit si pasojë e një tërheqjeje muskulore.

30-vjeçari është gati të japë kontributin e tij tek Atalanta, që në fundjavë luan një ndeshje të rëndësishëm ndaj Torinos.

Skuadra bergamaske po garon për kualifikimin në Champions League.

Trajneri Gasperini do të ketë të gatshëm edhe lojtarin shqiptar për takimin e radhës.

Gjimshiti pritet të luajë si titullar në sfidën e radhës në Serie A.

Ai do të zërë vendin e Toloit (i pezulluar) në prapavijën e Atalantës.

Mbrojtësi i njohur ishte një nga mungesat e Kombëtares në takimin ndaj Polonisë në eliminatoret e Euro 2024.

Gjimshiti numëron 47 ndeshje dhe një gol me kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco