Xavi e pranon: Ishte nga ato humbjet tepër të rënda, u shthurëm në pjesën e dytë

Xavi e pranon: Ishte nga ato humbjet tepër të rënda, u shthurëm në pjesën e dytë

09:51, 06/04/2023

Në fund të sezonit bilanci i Xavit kundër Ançelotit në këtë sezon në “El Clasico” është 3-2 në favor të tij. Por natyrisht “Klasikja” e pestë, ajo e fundit e këtij sezoni i ka lënë një shije të hidhur.

Barça e tij është turpëruar nga Reali në Kupën e Mbretit, me “Los Blancos” që kanë fluturuar në finalen e madhe.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, e ka pranuar se humbja e pësuar është tepër e vështirë për t’u kapërdirë.

“Unë mendoj se ashtu në një plan të parë, në 45 minutat e para kemi luajtur më mirë se Reali dhe meritonim diçka më shumë se 0-1. Në të dytën jemi shthurur. Kjo është nga ato humbje tepër të rënda për t’u kapërdirë. Mendoj se vendimtar për takimin ishte goli i dytë i pësuar. Janë pikërisht këto detaje, këto momente kyçe që bëjnë diferencën në takime të tilla.

E kam thënë disa herë se Reali i Madridit ishte favorit për këtë takim, dhe kjo sepse dëshiroja unë, por fusha e tregoi. Ata janë kampionët e Spanjës në fuqi, janë kampionët e Europës në fuqi. Gjithsesi, përtej zhgënjimit, unë mendoj se skuadra ime ka luftuar deri në fund, nuk është dorëzuar. Nuk dëshiroja që “Klasikja” të mbyllej me aq shumë tension në fund, por këto gjëra janë të pranueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco