Lampard merr pankinën e Chelseat, ai pranoi atë që pak do ta bënin

Lampard merr pankinën e Chelseat, ai pranoi atë që pak do ta bënin

22:13, 05/04/2023

Frank Lampard do të emërohet trajner i përkohshëm i Chelsea-t deri në fund të sezonit. Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia dy vjet pasi klubi e shkarkoi ish-mesfushorin nga detyra e trajnerit për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Ish-mesfushori i Chelsea-t dhe Anglisë i drejtoi më parë “Blutë” nga korriku 2019 deri në janar 2021, kur u zëvendësua nga Thomas Tuchel.

Lampard është pa punë që nga fillimi i këtij viti, pasi u shkarkua nga Evertoni.

Image

Pasardhësi i gjermanit Tuchel, Graham Potter, u shkarkua të dielën. Lampard, nëse do të arrijë të këtë sukses, mund të fitojë një kontratë afatgjatë në fund të sezonit.

Chelsea, i 11-ti në Premier League, barazoi 0-0 me Liverpoolin të martën nën drejtimin e Bruno Saltor, me Lampard që ishte i pranishëm në “Stamford Bridge”.

“Blutë” janë 11 pikë jashtë katërshes së parë, pavarësisht se kanë shpenzuar më shumë se 550 milionë stërlina në merkato për lojtarë të rinj këtë sezon.

Chelsea luan kundër Wolves të shtunën dhe përballet me Realin e Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit më 12 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco