Laçi shkarkon Gentian Mezanin, klubi kurbinas shpjegon arsyet

Laçi shkarkon Gentian Mezanin, klubi kurbinas shpjegon arsyet

21:26, 05/04/2023

Mbyllet pa sukses përvoja e dytë e Gentian Mezanit në kryetë Laçit. Trajneri vlonjat është shkarkuar nga drejtuesit e skuadrës kurbinase për shkak të rezultateve të dobëta.

Kupa u mbush me humbjen e fundit 2-1 në transfertë me Kastriotin. Në njoftimin e klubit të Laçit për shkarkimin e Mezanit shkruhet:

“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat, skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco