I vodhën orën me vlerë 2 milionë dollar, policia italiane arreston grabitësit e pilotit të Ferrarit

I vodhën orën me vlerë 2 milionë dollar, policia italiane arreston grabitësit e pilotit të Ferrarit

20:47, 05/04/2023

Charles Leclerc është një nga yjet më të mëdhenj në Formula 1 dhe piloti i skuderisë italiane të Ferrarit nuk shpëtoi nga grabitja, por as ai nuk qëndroi duarkryq ndaj tyre.

Videoja është e vitit të kaluar, por u zbulua vetëm së fundmi dhe ai shihet duke ndjekur disa hajdutë që i morën një orë luksoze me vlerë më shumë se 2 milionë dollarë.

Dy burra të veshur me kaska motorrike iu afruan Leclerc dhe i kërkuan të bënin një foto me të. Aty iu vodh një orë shumë e shtrenjtë Richard Mille, një model i krijuar posaçërisht për të i quajtur “ RM67 Leclerc ”.

Së fundmi, policia italiane ka arrestuar katër persona si autorë të vjedhjes së orës së pilotit të Ferrarit. Agjencia Reuters gjithashtu zbuloi se hetimet nuk kanë përfunduar ende, pasi nuk janë të sigurt nëse e kanë gjetur orën, e cila vlerësohet me një çmim mjaft të madh. Hajdutët kanë disa orë në posedim dhe tani duhet të zbulojnë nëse ndonjëra prej tyre i përket Leclerc.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco