Edhe Lewandowski i habitur nga shkarkimi i Nagelsmann: Nuk qëndroja dot në Gjermani

Edhe Lewandowski i habitur nga shkarkimi i Nagelsmann: Nuk qëndroja dot në Gjermani

19:29, 05/04/2023

 

Shkarkimi i Julian Nagelsmann nga Bayern Munich ka surprizuar edhe Robert Lewandowskin. Ish-sulmuesi i baravarezëve shprehet se skuadra po ecte mirë në Champions League dhe kampionat, por niveli i shfaqur në fushë nuk ishte ai që të gjithë dëshironin. Në fund, polaku që tashmë është pjesë e Barcelonës, u shpreh se nëse do të qëndronte në Munich, nuk do të ishte argëtuar dhe se ishte dëshira e tij të provonte një tjetër kampionat.

“Shkarkimi i Nagelsmann ishte një surprizë edhe për mua. Skuadra po ecte shumë mirë në Champions League. Titulli në Bundesliga ishte i arritshëm, edhe pse niveli i lojës nuk ishte ai i dëshiruari.

Lamtumira nga Bayern? Në atë moment ndjeja që po të qëndroja më tepër në Gjermani, nuk do të isha argëtuar. Ka qenë gjithnjë dëshira ime për të provuar një kampionat tjetër nga Bundesliga.

Luajta në Gjermani për 11 vite dhe kisha kuriozitetin për të mësuar një gjuhë të re dhe për t’u rritur”, u shpreh Lewa, që me Barçën vijon të tregojë një performancë prej kampioni duke realizuar deri më tani 27 gola në 34 paraqitje me fanellën blaugrana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco