Premier League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

Premier League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

21:42, 04/04/2023

Janë mbyllur pjesët e para 3 sfidave të prapambetura të Kampionatit anglez të Premier League, teksa deri më tani janë shënuar 5 gola.

Në sfidën e “Vitality Stadium”, mes Bournemouth e Brighton, avantazhin e kanë marrë në dorë këta të fundit, falë golit të Evan Ferguson në minutën e 28’-të.

Në krahun tjetër në “Elland Road”, Leeds e Nottingham Forest e kanë mbyllur pjesë e parë me avantazhin e vendasve, me rezultatin që ka shkuar në shifrat 2 me 1, pas golave të Mangala, Harrison e Sinisterra respektivisht në minutat 12’, 20’ e 45+1’.

Në “paqe” është mbyllur dhe pjesa e parë e sfidës Leicester-Aston Villa, në “King Power Stadium”, teksa rezultati është mbyllur në 1 me 1, pas golave të Ollie Watkins në minutën e 24’-rt e Harvey Barnes në minutën e 35’-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco