Bardhezinjtë dominojnë në gjysmëfinale, ja statistikat e përballjeve Juventus-Inter

Bardhezinjtë dominojnë në gjysmëfinale, ja statistikat e përballjeve Juventus-Inter

19:12, 04/04/2023

Sot në mbrëmje në “Allianz Stadium” do të marrë jetë ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, ajo mes skuadrës më të titulluar të këtij kompeticioni, Juventusit dhe kampionëve në fuqi të Interit.

Bardhezinjtë, që kanë triumfuar 14 herë në Kupë, do të presin në 21:00 8 herë fituesit e këtij turneu, në 90 minuta që do të jenë përsëritja e finales së shkuar, që përfundoi 4-2 në favor të milanezëve falë kohës shtesë. Përpos këtyre numrave, sfida rezervon të tjera statistika, aty ku bie në sy dominimi i torinezëve, mbi të gjitha në këtë fazë.

STATISTIKAT

– Juventus dhe Inter kanë luajtur 34 ndeshje në Kupën e Italisë, me bardhezinjtë që numërojnë 15 suksese përballë 11 të zikaltërve, ndërkohë që 8 sfida janë mbyllur në barazim. Juventusi ka shënuar 52 gola në këtë kompeticion, kurse Interi 43.

– Për herë të 6-të Juventusi dhe Interi përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (1937/’38, 1982/’83, 2003/’04, 2015/’16, 2020/’21). Deri më tani, bardhezinjtë kanë pasur gjithmonë epërsinë në këtë fazë të kompeticionit.

– Juventus-Inter ka qenë finalja e Kupës së Italisë në tri edicione. Në vitin 1959 Juventus fitoi 1-4, në 1965 sërish bardhezinjtë triumfuan 0-1. Suksesi i vetëm i zikaltërve daton në sezonin e kaluar: 2-4 më 11 maj 2022 me dy golat e Perisiç dhe golat e Barelës dhe Çalhanoglusë.

– Juventusi ka arritur në 21 finale të Kupës së Italisë (14 fitore); Interi ka shkuar deri në fund 14 herë dhe ka fituar në 8 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco