Nuk qenka Pique arsyeja e largimit të Shakirës nga Barcelona, por babai i tij

Nuk qenka Pique arsyeja e largimit të Shakirës nga Barcelona, por babai i tij

09:34, 04/04/2023

Ditën e djeshme me anë të një shkrimi emocionues dhe thumbues Shakira i dha lamtumirën Barcelonës, për t’u zhvendosur përfundimisht në Miami me dy djemtë e saj.

Teksa të gjithë menduam se arsyeja e largimit ishte situata e saj me Pique-n, në fakt një faktor që e ka detyruar artisten të zhvendoset qenka babai i ish-futbollistit.

Thuhet se Shakira po largohet nga Barcelona pasi është dëbuar nga shtëpia e saj nga ish-vjehrri.

Babai i Gerard Pique, Joan, i ka dërguar Shakirës një njoftim ku i kërkon të largohet nga rezidenca e tyre në periferi të Barcelonës.Prona kaloi në pronësi të tij kur dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër ku i tha se duhej të dilte nga rezidenca deri në fund të prillit ose do të përballej me një gjobë të madhe.

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, gjë që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë.”

Faleminderit të gjithëve që surfuan me mua në valët e Barcelonës, qyteti në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre,”-shkruante ndër të tjera Shakira në lamtumirën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco