Ski/ Talenti shqiptar Deni Xhepa shpallet kampion Ballkani

Ski/ Talenti shqiptar Deni Xhepa shpallet kampion Ballkani

18:26, 31/03/2023

Deni Xhepa i ka dhuruar një tjetër medalje të artë Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Bullgari.

Skiatori shqiptar, pas triumfit në sllallomin gjigant një ditë më parë, është konfirmuar sot edhe në disiplinën e sllallomit, duke u ngjitur përsëri në majën e podiumit.

Djaloshi 19-vjeçar, ka lënë pas australianin MekAdam dhe bullgarin Zlatkov, duke u konfirmuar kështu një nga talentet më premtues të garave të skive në rajon.

Ai ka shënuar 24.55 pikë në garën e sotme, duke vendosur një rekord personal në këtë disiplinë, teksa tregon garë pas gare se po përmirëson edhe më shumë rezultatet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco