Osmani: Tirana e ka fituar titullin kampion, nëse triumfojmë dhe në Kupë akoma më mirë

Osmani: Tirana e ka fituar titullin kampion, nëse triumfojmë dhe në Kupë akoma më mirë

13:26, 30/03/2023

Tirana do të përballet me Teutën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në kryeqytet. Drejtori sportiv i bardhebluve, Tefik Osmani, ka folur për mediat pas përfundimit të shortit të Kupës së Shqipërisë, ku u shpreh:

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja takimet të dërgojnë në finale. Të them të drejtën të tre skuadrat ishin shumë të forta. Kupa nuk është si kampionati që ka shumë ndeshje, do ta vlerësojmë dhe besoj se do të dalim me sukses.

Si stafi dhe unë mendojmë se titullin kampion e kemi fituar këtë sezon. Besoj se do të ishte edhe më mirë sikur të fitonim edhe Kupën. Ai ekip që do të jetë në finale me ne besoj se do e meritojë plotësisht.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme ajo me Erzenin në fundjavë. Dihet që skuadra e Erzenit është surpriza e kampionatit. Normalisht që në çdo ndeshje futemi për tre pikë dhe shpresoj e besoj që t’ia arrijmë qëllimit.” – u shpreh Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco