FOTO-VIDEO/ Cristiano Ronaldo shëtiti nëpër Madrid me një Bugatti me vlerë 8 milionë euro

FOTO-VIDEO/ Cristiano Ronaldo shëtiti nëpër Madrid me një Bugatti me vlerë 8 milionë euro

12:10, 30/03/2023

Cristiano Ronaldo u shfaq për herë të parë në publik mbrëmjen e djeshme me Bugatti-n Centodieci të tij të ri, një nga makinat më të shtrenjta në botë.

Futbollisti portugez e bleu Bugatti Centodieci në shkurt të vitit 2021 dhe iu dorëzua vetëm një muaj më parë.

Arsyeja është se kjo makinë ultra-sportive me dy ulëse është bërë në vetëm dhjetë kopje, kështu që njerëzit që shpenzuan nga tetë milionë euro secili duhej të prisnin që makinat të montoheshin në Molsheim.

Ronaldo ka vizituar Madridin pas përfundimit të detyrave të kombëtares dhe me atë rast ka marrë për herë të parë për një shëtitje në publik “bishën” e tij të re.

Me 1600 kuaj fuqi, 100 km/h i arrin për 2.4 sekonda, teksa shpejtësia maksimale përllogaritet në 420 km/h.

Tifozët e Ronaldos që ndodheshin në rrugët e Madridit u gëzuan pa masë dhe të emocionuar filmuan portugezin duke drejtuar supermakinën.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco