Një fundjavë romantike me një gazetare i kushtoi shtrenjtë Nagelsmann, Salihamdzic pranoi vendimin më të vështirë në karrierën e tij

Një fundjavë romantike me një gazetare i kushtoi shtrenjtë Nagelsmann, Salihamdzic pranoi vendimin më të vështirë në karrierën e tij

20:07, 24/03/2023

Bayern konfirmoi se e shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi me Thomas Tuchel, ndërsa drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, tha se ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

Së bashku me Nagelsmann, ndihmës trajnerët Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod u shkarkuan dhe Tuchel do të marrë drejtimin e ekipit të hënën dhe do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2025.

"Ky ishte vendimi më i vështirë në karrierën time që kur kam qenë anëtar i bordit të Bayern Munich. Unë kam pasur një marrëdhënie të hapur, të besueshme dhe miqësore me Julianin që nga dita e parë. Më vjen keq që ndahem me të, por pas një analiza të detajuara të zhvillimit sportiv të ekipit tonë, sidomos që nga janari dhe eksperienca nga pjesa e dytë e sezonit të kaluar, vendosëm të ndahemi. Julianit i jam shumë mirënjohës për atë që bëri për Bayernin dhe i uroj gjithë të mirat ”, tha Hasan Salihamidzic.

Në të njëjtën kohë, mediat gjermane raportuan për arsyet e shkarkimit të Nagelsmann, duke përfshirë formën jokonsistente në Bundesligë dhe një numër të madh dështimesh këtë sezon.

Gjithashtu, Nagelsmann thuhet se ka humbur dhomën e zhveshjes. Lojtarët kryesorë nuk i besonin më dhe vendimet e tij taktike ishin të dyshimta.

 

Për këtë ka kontribuar edhe fakti se ish-gazetarja e Bild, Lena Wurzenberger (30) është në një lidhje me Nagelsmann, i cili dikur ishte përgjegjës për raportimin e ngjarjeve në Bayern dhe që dha dorëheqjen nga gazeta e famshme pasi u bë e ditur se ata ishin në një lidhje.

 

Lojtarët nuk e morën mirë dhe lajmi tronditi dhomën e zhveshjes, gjë që shkaktoi mungesë besimi pasi lojtarët nuk mund të komunikonin në mënyrën si dikur, sepse do të dilte në Bild dhe vazhdimisht shprehnin mosbesim.

 

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, Nagelsmann shkoi për ski me të dashurën e tij në mes të sezonit disa ditë më parë dhe i dha pushim skuadrës pas humbjes me Bayer Leverkusen, që ishte pika e fundit.

 

 

Nagelsmann mbërriti në pankinën e Bayernit nga Leipzig në vitin 2021 dhe ndonëse pritej të ishte një projekt afatgjatë i skuadrës nga Munich, pas vetëm një sezoni e gjysmë, bashkëpunimi u ndërpre dhe tani ai do të kërkojë një klub të ri.

Nagelsmann e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2016 te Hoffenheim kur ishte vetëm 28 vjeç dhe që nga viti 2019 është në pankinën e Leipzig.

 

Nga ana tjetër, trajneri i ri i bavarezëve, Thomas Tuchel, nuk ka punë që kur u shkarkua nga Chelsea në fillim të sezonit dhe më parë ka drejtuar Borussia Dortmundin dhe PSG-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco