Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri për 100 vjetorin e krijimit

Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri për 100 vjetorin e krijimit

20:30, 23/03/2023

Ishte diçka e pritshme, por tashmë është bërë zyrtare: Diego Longo është trajneri i ri i Flamurtarit.  47-vjeçari do të pasojë Marcelo Troisin, e larguar pas disfatës ndaj Dinamos, teksa tekniku italian nuk ka humbur kohë, duke u prezantuar pasditen e sotme, teksa ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin “Flamurtari”.

23 marsi përkon me 100-vjetorin e krijimit të klubit dhe sigurisht misionin e ka të qartë: ta ngjisë në elitën e futbollit shqiptar.

Longo ishte ndër më të kuotuarit dhe jo më kot administratori e takoi direkt pas humbjes me Dinamon. Kushti i panegociueshëm ishte eksperienca dhe ajo nuk i mungon. Ai në të kaluarën ka drejtuar Kukësin dhe e njeh mirë ambientin në futbollin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco